Incerenatorët, Tabaku: Skemë e pastrimit të parave

Pas dëshmisë së sotme në Komisionin Hetimor të dy administratorëve të kompanive të inceneratorëve, kryetarja e këtij komisionit, Jorida Tabaku ka dalë në konkluzionin se bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave dhe pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë

“Si ka mundësi që me fonde publik kompania të ketë një normë kaq të lartë fitimi. Si ka mundësi që një skemë piramidale janë marrë pagesa nga fondet publike. Sot shkeljet janë mjaft të rënda. Sot bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave dhe të pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë”, u shpreh Tabaku.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku u shpreh se sot në komisionin hetimor, koleget e mazhorancës i bënë avokatin dy administratorëve.

“Të tre kompani që marrin fonde publike nga kjo kontratë publike. Ajo që më çuditi ishte avokatia politike e kolegëve të PS. Unë i kuptoj ata kur mbrojnë kryeministrin, por të mbrosh një kompani është në shkelje të ligjit”, u shpreh Tabaku.


Shtuar 14.02.2022 17:56