Inceneratori i Fierit, Partia e Lirisë publikon “fakte tronditëse”: Si u morën 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i

Partia e Lirisë ka nxjerrë ditën e sotme fakte të reja mbi çështjen e inceneratorëve.

Në një dalje për mediat, deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit Brisida Shehaj renditën disa abuzime për inceneratorin e Fierit.

“Bëhet fjalë për 3 komponent, kredimarrja e para. Nisim me kredinë e parë. Në 15 nëntor të 2016-ës, kompania pasi ka firmosur kontratën merr kredi në verës 2.2 mld dollarë. Ajo që e bënë edhe më të rëndë faktin, është se dorëzantit për këtë kredi, dorëzani është dhe kompania Albtec. Është e qartë se si këto kompani janë palë të lidhura dhe në këto kotrata vazhdon njësoj. Barra bie te shqiptarët. Kontratë kredie tjetër. Në vitin 2020 ku kanë marrë kredi duke u bazuar te VKM për COVID-in, për pagat e punonjësve. Në shtator 2020 kompania vendos të përfitojë sërish nga riskedulimi për paratë nga COVID. Përfitojnë nga urdhri i kryeministrit dhe i guvernatorit të BSH. Pika tre është miratimi për marrjen e e një kredie në shumë 3 mln dollarë me afat 3 vjeçar për rimëkëmbjen e aktivitetit.”, tha Shehaj./albeu.com