Inceneratorët, Kryemadhi publikon faturat: Zoto paguan Zoton, Stela paguan Stelën

Kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi përmes një postimi në Favebook, ka bërë publike disa fatura të lëshuara nga “bosët” e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stala Gugallja, të cilët janë të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve ku ra në prangat e policisë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Kryemadhi shkruan se po të shohësh faturat kupton sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton dhe po ashtu Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën.

Postimi i Kryemadhit:

Ja ku i kanë çuar paratë e shqiptarëve “veprat” e Edi Ramës!

Shikoni faturat, sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën.

Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja.

Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë, kryetarët e bashkive, miqtë e tyre, kanë vepruar bashkë si një grup i strukturuar kriminal.

Në komisionin hetimor parlamentar publiku po shikon disa deputetë-avokatë mbrojtës të aferës korruptive të shekullit.

E vërteta gjendet në kallëzimet dhe provat që prokurorët e SPAK kanë përpara.

Pavarësisht zhurmës aktuale politike e mediatike për të mbrojtur karrierat e disave të përfshirë, e vërteta do të mbetet e pamohueshme.

Fatin e tyre, këta zyrtarë e kanë përcaktuar kur kanë firmosur për këto procedura.

Ne inkurajojmë fuqimisht prokurorët të veprojnë sa më shpejt, që të mbrojnë sa më shumë të jetë e mundur interesin dhe financat publike.

Inceneratori i Fierit dhe Tiranës vijojnë të marrin pagesa dhe çdo ditë vonese është në dëm të qytetarëve./albeu.com


Shtuar 16.02.2022 13:59