Ditën e sotme do të dëshmojnë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve dy ministra dhe dy kryebashkiakë.
Në orën 10.30 pritet te nisë Komisioni Hetimor kur është thirrur për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra.
Kujtojme se zonja Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit. Ligji parashikon shoqërim me forcë nga Policia e Shtetit e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.
Në orën 13.00 janë thirrur të dëshmojne:
Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.
Shkëlqim Cani – Ish- Ministër i Financave.
Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.
Armando Subashi – Kryetatr i Bashkisë Fier.
Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të hëne, kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku, ishte në SPAK, në një takim me kreun e këtij institucioni, pikërisht për këtë aferë./albeu.com/