Inceneratorët, Basha bën deklaratën e fortë: Babai i njërit prej deputetëve në sallë e ka rrogën 10 milionë lekë

Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë seancës së sotme në Kuvend ka folur në lidhje me inceneratorët, duke thënë se është skandali dhe vjedhja e shekullit e qeverisë.

Kreu demokrat shtoi më tej se, 430 milionë euro vjedhje kriminale ku është përfshirë e gjithë qeveria. Gjithashtu bëri dhe deklaratën e fortë ku tha se, babai i një prej deputetëve në sallë e ka rrogën 10 milionë lekë.

Deklarata e Bashës:

Nga kjo  sallë sot pritet të diskutohet një rend dite ku janë përfshirë marrëveshje rutinë për të cilat opozita ka shprehur qëndrimin e saj. Qeveria e ktheu Spanjën dhe vende të tjera në parajsa të investimit të parave të drogës dhe milionave të korropsionit qeveritar. Me inceneratorët si skandali dhe vjedhja e shekullit por tani kanë filluar të investojnë edhe jashtë vendit.

Ky është një nga shqetësimet kryesore të drejtësisë së vendeve europiane. Në këtë sallë të vetmit që nuk duhet të krekosen sepse marrëveshja është bërë për krerët e tyre. Korrupsioni  qeveritar problem kryesor i kuvendit. Nëse do kishit ndershmëri dhe integritet dhe nëse s’do ta bënit veten tuaj skllevër të të parti të qeverisë, s’duhet të ishin sot këtu.

Ditë për ditë komisioni zbardh se pse Rama nuk mund të lajë duart duke bërë kurban ministrat. Megjithëse ai e ka mbiemrin koka ai është bishti  i kësaj afere. Koka është Edi Rama. Asgjë s’do kishte ndodhur pa mbështetjen dhe miratimin e tij. Kjo është arsyeja pse Rama e mbylli komisionin dhe u rihap pas presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve.

430 milionë euro vjedhje kriminale ku është përfshirë e gjithë qeveria. Prej 2018 shqiptarët paguajnë 29 euro për ton. Në mes të pandemisë kur e gjithë bota kishte ndaluar udhëtimet këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime dhe udhëtime skemë e pastër të pastrimit të parave.

10 milionë lekë në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve në këtë sallë, sa 5 deputetë bashkë merr babai i njërit prej jush në këtë sallë nga inceneratorët e paguar me paratë e qytetarëve, Allqi Bllakos.

 


Shtuar 17.02.2022 10:45