Inceneratorët/ 11 urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK, vihet në pranga 5 persona

Pak minuta më parë u bë me dije se SPAK kishte nisur një operacion për ekzekutimin e 11 urdhërarresteve, ndërsa ishin bastisur disa banesa.

Tanimë Albeu.com mëson se oparacioni është zhvilluar në kuadër të inceneratorit të Fierit , ndërsa deri më tani janë arrrestuar 5 persona.

Po ashtu mësohet se 5 prej tyre që janë tanimë në kërkim ndodhen jashtë territorit shqiptar dhe një tjetër që sipas TIMS nuk ka dalë nga Shqipëria vazhdon të jetë në kërkim, ndërsa operaconi po kryhet nga BKH dhe Operacionalja./albeu.com