Ina Zhupa tregoi sot në emrat e 5 personave që bëjnë pjesë në bordin e fondacionit për menaxhimin e Butrintit.
Ajo paraqiti një dokument që tregonte se fondacioni me sponsorizimin e AADF-së (Albanian-American Development Foundation) u mor me krijimin e një plani për menaxhimin e Butrintit, por pa mendimin e asnjë eksperti shqiptar.
Zhupa tregoi se është për të ardhur keq se si në planin për menaxhimin e integruar të Butrintit nuk është marrë në konsideratë asnjë studiues apo arkeolog shqiptar.
Ajo tha se edhe koncesioni bazohet te ky plan, ndërsa komentoi qëndrimin e Margaritit në bord. Sipas saj ministrja nuk ka asnjë të drejtë vetoje brenda këtij ekipi.
“Nuk janë anëtarë bordi si rrjedhojë e një funksioni që kanë, por janë anëtarë bordi në mënyrë nominativë”, sqaroi Zhupa.
Ajo ngriti pyetjen se çdo të ndodhte me rolin e ministres në panel kur ajo të largohej nga posti./Euronews Albania/