Imitimet e fusin në sherr, sa lekë fiton Uldedaj nga milionat e TikTokut?

Jozef Uldedaj është një i ri nga Malësia e Madhe i cili është bërë fenomen në rrjetin social Tik Tok falë videove gazmore që ai realizon. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ai zbuloi prapaskenat e videove më virale, disa prej të cilave kanë si protagonist personazhe të ndryshëm të showbiz. Uldedaj shprehu se nuk ka marrë mesazhe apo reagime nga personat në fjalë, por fansat e tyre e kanë sulmuar vazhdimisht. Për pasojë ai ka marrë plot komente negative.

Nga ana tjetër Uldedaj foli eshte mbi reagimin e prindërve të tij kur e panë duke xhiruar apo duke postuar video. Me batutë ai thotë se prindërit janë çuditur dhe kanë thënë se “u ka ikur djali”.

“Kur jam në dhomën e ndjenjes dhe më shohin duke ikur thonë: ja, u nis për të bërë video.” – shprehu Jozefi mbi reagimin e prindërve.

Ndonëse për të është një kënaqësi e madhe të realizoj video dhe ka marrë edhe famë në qytetin ku studion, Shkodër, ai shprehu se nuk ka fitim monetar nga llogaria e tij në Tik Tok.

I pyetur nga Ermal Peçi se sa të vërteta janë fjalë se në Tik Tok mund të bësh para, Jozefi u përgjigj:

“Me lekët që mund të bësh në Tik Tok, në bazë të shikimeve nuk janë mjaftueshëm. Merr lekë, por jo ndonjë shifër të madhe. Sa për një byrek…”

 


Shtuar 30.11.2021 19:09