Ilir Meta sulmon sërish kreun e SPAK: Karafil, kushëriri i Nuredinit kujton se mund të bëhet vrasës i pluralizmit

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar sërish sot kryetarin e SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë, i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

“Nuredimi vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes. McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqegjiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit”.

A po kërcënon?

Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik”.


Shtuar 16.04.2024 15:01