Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu. Meta kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela ka caktuar orën 11:30 për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës, i cili mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar.
Të lidhura
Ish presidenti Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Meta akuzohet se ka ndikuar për lidhjen e marëveshjes mes CEZ dhe kompanisë DIA që drejtohej nga Kastriot Ismailiaj, duke përfituar shuma parash nga Ismailiaj.
Po kështu, SPAK ka dyshime se Meta nuk ka deklaruar burimin e parave për lobimin në amerikë të partisë levizja socialsite për integrim si dhe burimi e parave për disa ndërhyrje kirurgjikale.

