Presidenti Ilir Meta është shprehur se marrëdhëniet e tij me SHBA-të janë tejet perfekte.
Teksa ka qenë i ftuar në Top Story, Meta tha se ka një raport të hekurt me shqiptarët, ndërsa për veten thotë se është politikani më korrekt në Shqipëri.
Ndërkohë që kërkon të sigurojë çdo qytetar shqiptar se marrëdhëniet e tij me SHBA-në janë perfekte, teksa shton se se si kanë gjykuar është çështje e tyre.
“Raportin tim nuk e kam me ndërkombëtaret, por vetëm me shqiptarët. Dhe këtë raport me shqiptarët do ta kem në mënyrë të hekurt në të ardhmen. Nuk jam ankuar asnjëherë se dikush kërkon të sabotojë raportin tim me ndërkombëtarët. Problemi është se ata përmes manipulimeve janë përpjekur të sabotojnë reputacionin e ndërkombëtarëve, nuk ka politikan korrekt në Shqipëri se sa Ilir Meta.
Kemi një raport me SHBA, sidomos me kushtetutën e SHBA, mund të siguroj çdo qytetar të Shqipërisë dhe SHBA marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA janë perfekte. Se si kanë vendosur se si kanë gjykuar çështje e tyre. Ilir meta 140 vota do ishte e pamundur t’i bënte edhe SHBA. Nuk kam asnjë ankesë veçse nga Taulant Balla, për sjellje të papërshtatshme. Unë kam gjithmonë letra që më vijnë për njëanshmërinë e Taulant Ballës, ne vijojmë prapë të punojmë. Bashkëpunimi im është i hapur brenda disa parimesh të shenjt”, tha Meta.