Gjatë këtij viti, trajneri i spikatur nga Shqipëria, Ilir Daja, ka qenë meritë për sukseset e skuadrës së Ballkanit.
Ai me karakterin, profesionalizmin dhe punën e bërë arriti që të ndërtojë një skuadër të suksesshme dhe përplot motiv.
Arritjet e klubit të Ballkanit, kanë bërë që Ilir Daja, të vlerësohet me meritë trajneri më i mirë i vitit në futbollin e Kosovës.
Çmimin e ndau trajneri i shquar dhe legjenda e futbollit kosovar, Ajet Shosholli
“Ndjehem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm. Do ta ndaj këtë çmim me lojtarët që janë aktorët kryesorë, presidentin Kabashi, do ta ndajë me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjithë kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”, tha trajneri Daja.