Ilir Daja “shpërthen” ndaj arbitrave: Nuk mund të luftojmë me “mullinjtë e erës”

Ilir Daja nuk bën prapakthehu në polemikat për rastin e penalltisë së dyshimtë të dhënë në ndeshjen me Vllazninë. Trajneri i të kuqve e nis konferenencën për shtyp në prag të sfidës së fundit ndaj Bylisit pikërisht me akuzat nga gjyqtarëve.

“Ka qenë një javë aq e vështirë…  Jo vetëm në këtë ndeshje, jemi goditur sistematikisht. Kur po vija për në konferencë, më vjen një email dhe pashë vendimet e Disiplinës, si duket kanë menduar t’ia dërgojë njëherë trajnerit, sepse nuk do ta hapë gojën. Është e vështirë, nuk është një rast i izoluar, sepse, të jetë një, është normale, njerëz jemi të gjithë gabojmë. Ishte një goditje në momentin final. Nuk kam asgjë me klubin e Vllaznisë, nuk e dha Vllaznia penalltinë. Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë. Unë e kam pësuar dy here kështu në karrierë, duke humbur titullin. Nëse nuk do të ishte Jorgji do të ishte një tjetër. Në katër ndeshjet e fundit, tri herë na ka gjykuar Hamiti. Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do ta kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do të ishte skëterrë për mendimin tim.”

Në Ballsh, me mungesa: “Hasani dhe Junior janë jashtë për shkak dëmtimi. Belica dhe Broja mungojnë për shkak kartonësh. Do të shkojnë të bëjmë më të mirën. Sigurisht nuk do të pretendojmë të luftojmë me mullinjtë e erës, sepse gjithçka është e mbyllur. Do të respektojmë kampionatin, veten dhe gjithë punën e bërë këtë sezon, duke i treguar gjithsecilit se Partizani nuk ka pasur aleatë në këtë kampionat. Nëse themi se do pretendojmë edhe këtë javë për titullin, do të ishte një utopi, sikur të luftonim me mullinjtë e erës. Nuk na lanë deri tani, s’kanë si do na lënë për ndeshjen e fundit.”

Dëmtimet në vazhdimësi nga abitrat: “Nuk kemi probleme me Vllazninë, nuk e dhanë shkodranët penalltinë. E kanë merituar vendin ku janë. Kampionati le të vendoset me meritë, të mos jenë protagonistë arbitrat. Nëse e jepte në sekondë, në rregull, por është e çuditshme që anësori ishte larg Belicës dhe e vendosin ata penalltitë. Kjo është ajo për të cilën po diskutojmë. Nuk është vetëm ky rast. Janë disa gola të anuluar, gola të rregullt. Janë në vazhdimësi në fazën e fundit. Nëse nxjerr një konkluzion, e nxjerr në vazhdimësi. Nëse këto janë në vazhdimësi, janë vendime të vendosura më parë.


Shtuar 25.05.2021 12:33