Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më, nëna kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës 18-vjeçare në Divjakë

Një 18-vjeçare është larguar nga banesa prej dy ditësh në Divjakë dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë nëna e saj ajo që ka kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur, pasi nuk ka pasur asnjë gjurmë nga vajza e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja S. K., 45 vjeçe, se më datë 14.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 16.08.2023 11:03