Iku me vrap kur pa policinë dhe hodhi armën, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në Sarandë pasi ky shtetas , ka tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim dhe me shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A. C, në lagjen Nr.3, Sarandë.

Ky shtetas, ka tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

 


Shtuar 13.11.2021 09:43