Ikin dritat në Kuvendin e Kosovës (VIDEO)

Ndërsa po vijon debati parlamentar për pagat në sektorin publik në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka kërkuar pesë minuta pauzë për të kaluar në sistemin e energjisë me gjenerator, pasi tha se do të ndalet energjia elektrike.

“Tash do të ndalet rryma, pasi ndalet rryma deri sa të kalojmë në sistemin tjetër me gjenerator, kërkoj pesë minuta pushim dhe kthehemi në seancë prapë”, tha ai.

Për shkak të krizës energjetike në Evropë, javëve të fundit edhe Kosova po përballet me reduktime të ashpra të energjisë.

 


Shtuar 14.12.2021 19:09