Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t në sheshin “Nënë Tereza”, turma reagon njëzëri: Rama ik! (VIDEO)

Ditën e sotme po zhvillohet koncerti i Noizyt “The Alpha Show” në sheshin “Nënë Tereza”.

Reperi ka ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj në koncertin që pretendohet të jetë më i madhi i rrymës Hip-Hop që është zhvilluar në Shqipëri.

Gjithashtu në koncert do të marrë pjesë edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Por duket se organizimi i koncertit nuk ka shkuar në mënyrën më perfektë të mundshme, pasi është shkëputur për disa momente energjia elektrike.

Në një video që posedon BalkanWeb, turma shihet duke thërritur njëzëri: Rama ik!

Shtuar 14.08.2022 21:33