Dymbëdhjetë vjet më parë, Abdel-Karim Abu Jalhoum iku nga lufta dhe varfëria në territorin palestinez të Gazës për siguri në Turqi.
Të hënën, tërmeti masiv që shkatërroi pjesë të Turqisë dhe Sirisë e vrau atë dhe të gjithë familjen e tij.
Ministria e Jashtme palestineze tha se Abu Jalhoum, gruaja e tij Fatima dhe katër fëmijët e tyre, ishin në mesin e 70 palestinezëve që ishin gjetur të vdekur.
“Vëllai im shkoi në Turqi për të kërkuar një jetë më të mirë larg luftërave dhe bllokadave këtu në Gaza”, tha vëllai i Abu Jalhoum, Ramzy, 43 vjeç, ndërsa të afërmit dhe fqinjët hynë në shtëpinë e familjes në qytetin Beit Lahiya në Rripin verior të Gazës për të bërë nderimet.
“Ne humbëm familjen. Një familje e tërë u fshi nga regjistri i gjendjes civile”, tha ai./albeu.com