Ibrahimi: S’kemi interes për të hyrë në Qeveri (VIDEO)

Zeqirija Ibrahimi i Alternativës thotë se nuk kanë interes për të hyrë në Qeveri, por tha se deri tani nuk kanë pasur një ftesë të tillë. Sipas tij kryetari i partisë Afrim Gashi ka pasur kontakt me kryeministrin Zaev, por sipas tij kontakti ka qenë i zakonshëm.

“Nuk kemi as interes, as ftes, as ofertë që të bëhemi pjesë e kësaj Qeverie nuk dua të paragjykoj se çfarë do të ndodh por aktualisht gjendja është e këtillë”, tha Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Por deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi mbrëmë në emisionin Click plus, tha se Altrenativa po pret në derë për të hyrë në Qeveri.

“Alternativa po rrinë tek dera për të hy, a Lëvizja Besa duke me qenë pjesë e qeverisë me dal unë se kuptoj pse”, shtoi Kastriot Rexhepi – deputet i Lëvizjes Besa.

Ibrahimi tha se kryetari i Alternatives Afrim Gashi bashkë me kryeministrin Zaev e kanë lënë që të takohen ditëve në vijim.


Shtuar 16.11.2021 16:46