Ia kalon edhe Grida Duma, kaq vota ka marrë deri tani Sali Berisha në Tiranë (FOTO LAJM)

Vazhdon numërimi i votave për kandidatët në të gjithë Shqipërinë. Edhe në Tiranë numërimi vazhdon me ritme të shpejta ku deri më tani janë numëruar 180/ 1243 QV në të gjithë qarkun.

Po kush është kandidati që kryeson me vota deri më tani në Tiranë

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, në Tiranë kryeson demokrati Lulzim Basha me 2345 vota, ndjekur nga Belind Këllici 2280 vota dhe nga Agron Shehaj me 1836 vota.

Po sa vota ka marrë deri tani ish-kryeministri Sali Berisha?

Deri më tani, ish-kryeministri Berisha ka marrë 949 vota, I rënditur I pesti në listën e Tiranës.

Demokratët më të votuar deri më tani janë:

Lulzim Basha 2345 vota

Belind Këllici 2280 vota

Agron Shehaj 1836 vota

Grida Duma  1755 vota

Flamur Noka 1220 vota

Sali Berisha    949  vota /albeu.com/


Shtuar 28.04.2021 16:32