“I zumë pritë!” E rrahën në sy të gruas, njëri prej vëllezërve të arrestuar tregon pse u konfliktua me kuzhinierin Indrit Çela

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri i ndodhur disa ditë më parë, ku u dhunua barbarisht në sy të gruas, kuzhinieri i njohur Indrit Çela. Ernest Luka, njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin, ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se kishin konflikt të vjetër mes tyre.

Sipas Lukës, shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i pesë muajve më parë mes dy vëllezërve dhe kunatit të kuzhinierit, me të cilin janë përplasur fizikisht për shkak të një parakalimi makinash.

“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine.

Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjecari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, Policia po vazhdon kërkimet për arrestimin e Donald Lukës që vazhdon të jetë në kërkim policor. Policia ka kryer kontrolle në zonë por edhe në kryeqytet, ku mendohet të jetë fshehur 27-vjecari, po pa rezultat./BW/