Një burrë shkoi për të blerë fruta. Ai e pyeti shitësin: “Sa është çmimi i bananes dhe mollëve?”
I zoti i dyqanit u përgjigj: “Bananet janë me 20 rs / duzinë dhe mollët 100 rs / kg.”
Në të njëjtën kohë, një grua erdhi për të blerë dhe tha: “Bhaiya (Vëlla), dua një kilogram mollë dhe një duzinë banane. Sa më kushtojnë?”
I zoti i dyqanit tha: “Bananja është 5 rs / duzinë dhe mollët janë 25 rs / kg.”
Klienti që ishte tashmë në dyqan e vështroi shitësin, me ca sy gllabërues. I zoti i dyqanit e vuri re këtë dhe i kërkoi të priste pak.
Gruaja mori frutat dhe i pagoi, përshëndeti e lumtur duke dalë nga dyqani, “Faleminderit Zot, sot fëmijët e mi do të jenë shumë të gëzuar pasi të hanë fruta”.
Pasi gruaja u largua. Shitësi u kthye nga klienti dhe i tha: “Zoti është dëshmitar vëlla, nuk të kam mashtruar”.
Pasi u ndal për pak, ai vazhdoi: “Gruaja që patë tani është një e ve e varfër, nënë e katër jetimëve. Ajo jeton në lagjen time. Jam përpjekur shumë herë ta ndihmoj por ajo nuk është e gatshme të marrë asnjë lloj ndihme nga askush.
Pastaj mendova për këtë mënyrë për ta ndihmuar atë. Tani, sa herë që vjen për të blerë fruta, unë i jap fruta me çmim modest. Në këtë mënyrë, ajo nuk e përjeton atë ndjesinë sikur po ndihmohet dhe varet nga të tjerët. Kjo është mënyra e vetme për të ofruar ndihmën time ndaj saj.
Dhe vëlla, më beso, sa here vjen kjo zonja, pothuajse çdo javë, shitjet e mia shtohen. Është bekimi i Zotit.”
Duke dëgjuar këtë, lotët rrodhën në sytë e klientit, ai përqafoi shitësin dhe i lumtur bleu fruta pa ankesa apo pazare.
Mësimi:
Nëse doni të ndani lumturinë dhe të ndihmoni të tjerët, ju gjithashtu mund gjeni një mënyrë pa i bërë të ndjehen si gjynahqarë. Siç thuhet – Ku ka një vullnet, ka një rrugë.