I zhdukur prej vitit të kaluar, Ervis Martinaj “shfaqet” në Gjykatën e Lartë, i refuzohet ndryshimi i masës

Emri i Ervis Martinajt është përmendur sot në Gjykatën e Lartë, e cila ka marrë vendimin për t’i refuzuar ndryshimin e masës së sigurisë, e marrë në vitin 2018.

Bëhet fjalë për arrestimin e Martinajt në vitin 2018 pas ngjarjes në ish Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabian Gaxha dhe u plagos, Eljo Hato dhe vetë Martinaj.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend.

Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Martinaj rezulton I zhdukur që prej 9 gushtit të viti 2022./albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 18:06