I zhdukur prej 4 orësh, zbardhet identiteti i rojes që ka ngesur mes flakëve

Një magazinë po digjet prej 4 orësh në Tiranë dhe në flakë bësohet se ka ngecur një shtetas, rojë e objektit.

Arjan Sala, është personi që prej më shumë se katër orësh nuk përgjigjet në telefon pasi ka ngecur në magazinën.

Mësohet se i riu është ende mes zjarrit që nuk është vënë nën kontroll, ndërsa familjarët e tij janë të frikësuar se Sala mund të asfiksohet dhe të humbasë jetën.

Vetë Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për kamerat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda.

 

Shtuar 24.03.2021 09:03