Hodhi fanellën dhe i zemëruar, tifozët shpërthejnë ndaj CR7 (FOTO+VIDEO)

Juventus mori një fitore 3-1 në shtëpi ndaj Genoas, shkruan Albeu.com.

Në fund të ndeshjes pati zemërim për Cristiano Ronaldon për shkak që nuk mundi të shënojë.

Ai hoqi fanellën duke e hedhur larg që më pas u mor menjëherë nga një një djalë që mbledh topat jashtë fushe.

Një skenë që nuk kaloi pa u vënë re dhe që në rrjetet sociale menjëherë shkaktoi një reagim të ashpër nga tifozët e Juventusit. /albeu.com/


Shtuar 11.04.2021 20:46