I zë poshtë ashensori që ishin duke montuar, dy puntorët nisen me urgjencë drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë ëhstë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e krujës. Dy puntorë kanë mbetur të plagosur ndërsa ishin duke punuar në një pallat, pasi ashensoi që ishin duke montuar i ka zënë poshtë.

Ata janë isur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2023, në lagjen “Zim Zeneli”, në Krujë, në një pallat, gjatë testimit të një ashensori janë dëmtuar shtetasi A. B., 51 vjeç, dhe shtetasi turk S. S., 50 vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plotë të ngjarjes.


Shtuar 12.06.2023 19:21