I zbrazën karikatorin e pistoletës në kokë dhe në trup, Ardian Nikulaj u ekzekutua me 7 plumba në mes të ditës

Kanë dalë detaje të reaj nga ekzekutimi i Ardian Nikulajt mesditën e së mërkurës në pedonalen e Shëngjinit.

Burime për Albeu.com konfirmojnë se Nikulaj është qëlluar 7 herë me pistole në kokë dhe në trup, dhe ka humbur jetën menjëherë.

Burimet bëjnë me dije se 51-vjeçari ka qenë në lokalin e tij Coral që ndodhet në pedonalen e Shëngjinit, në momentin që një person me skafandër motori në kohë dhe i veshur me jelek fosforishent është futur brenda ambienteve dhe e ka qëlluar 7 herë me pistoletë, më pas është larguar me motorin që e priste jashtë.

Ndërkohë policia ka administruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nikulaj i cili ka ndërruar mbiemrin, pasi më parë e ka patur Marku, ka qenë i dënuar dy herë, në vitin 2003 për armëmbajtje pa leje dhe në vitin 2006-të për falsifikim.

Ai ka qenë gjithashtu kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës në vitin 2021 nën siglën e PD-së, ku dhe u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha për blerje votash.

/AlbEu.com/

 


Shtuar 19.04.2023 14:56