I vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj në Radhimë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dogji një sipërfaqe toke me ullinj në Radhimë. Sipas uniformave blu, dyshohet se ky shtetas ditën e djeshme, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia i gjeti doza lënde narkotike marijuanë. Sipas policisë, 36-vjeçari rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariateve në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Vlorë. I vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë, vihet në pranga 36-vjeçari. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Orikum, u bë ndalimi i shtetasit:

-S. S., 36-vjeç, banues në Orikum, me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.


Shtuar 2.07.2024 11:01