I vrau dajën para 20 vitesh, nipi ekzekuton vrasësin, gjykata merr vendimin për 42-vjeçarin shqiptar

Gjykata e Apelit në Greqi, ka shtyrë për në datën 24 qershor gjykimin e një shtetasi shqiptar, i cili akuzohet për vrasje me paramendim, lëndim të rrezikshëm trupor, përdorim të armës dhe armëmbajtje në burg të Larisës.

Një vrasje e ndodhur më 20 mars 2015, në burgjet e Larisës, kur 42-vjeçari “për arsye nderi dhe hakmarrjeje” u hakmor për një vrasje të ndodhur 20 vite më parë në vendin e tij. Ai goditi me thikë për vdekje një bashkatdhetar 47-vjeçar për shkak se si pjesëtar i familjes kishte vrarë dajën e tij në Shqipëri. Sipas informacioneve të gazetës “Eleftheria”, 42-vjeçari pasi vrau 47-vjeçarin, më pas ka plagosur rëndë një tjetër 46-vjeçar, gjithashtu bashkatdhetar.

Përshkimi në aktakuzë i ngjan një skenari filmi

42-vjeçari, kishte “vizituar të burgosurin në qeli për kafe dhe për të mbledhur informacione për viktimën e tij të mundshme”, më pas zgjodhi “të përshtatshme, të verbër nga kamerat e Burgjeve” ku me dy metale të improvizuara si thika, më datë 20.03.2015, ka “sulmuar me mizori të madhe” 47-vjeçarin, duke e goditur me thikë në zemër.

47-vjeçari “humbi ndjenjat nga goditjet e forta” dhe “ra në shkallët e gjera ndërmjet katit përdhes dhe katit të parë të krahut të tretë”. Ai u përpoq të zvarritej për të shpëtuar por përpjekja e tij ka rezultuar e kotë.

42-vjeçari dhjetë minuta më vonë me të njëjtat thika ka sulmuar një tjetër bashkatdhetar të tij, një 46-vjeçar, teksa ndodhej në korridorin e qelive të paraburgimit të krahut C.

“47 vjeçari është gjetur i mbuluar me gjak nga anëtarët e tjerë të grupit, ndërsa të arrestuarit e tjerë shqiptarë kanë transportuar në të njëjtin vend bashkatdhetarin e tyre 46-vjeçar, me lëndime në fytyrë dhe trup”.

Dy shqiptarët u dërguan në Spitalin Universitar të Larisës me autoambulancat e EKAB-it, por tashmë ishte vonë për 47-vjeçarin, ndryshe nga 46-vjeçari, i cili u shpëtua pas operacionit.

Në burg, 42 vjeçari u kthye në qelinë e tij me “njolla gjaku në rrobat e tij” dhe një “vragë në pëllëmbën e djathtë nga një teh metalik (thikë e improvizuar) të cilën ai e përdori për të kryer krimet e tij./albeu.com


Shtuar 12.06.2022 18:23