Policia e Lushnjës ka vënë në pranga dy 15-vjeçare pasi i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases A. K., 23 vjeçe.
“Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit A. D. dhe K. G., të dy të vitlindjes 2006, banues në Lushnjë, pasi i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases A. K., 23 vjeçe, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe sende personale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thueht në njoftimin e policisë.
Policia bën me dije gjithashtu se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme./albeu.com