Në Shkodër, gjatë orëve të para të ditës së sotme i është vënë tritol lokalit së një efektivi të Policisë së Shkodrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë e Re dhe se tritoli i është vënë vonesës së policit Ndrek Rasa.
Pasi i kanë vendosur tritolin lokalit, autorët kanë djegur edhe furgonin e parkuar para lokalit qe ishte në pronësi të efektivit.
Nga tritoli janë shkaktuar vetëm dëme materiale, të cilat janë të konsiderueshme.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.