I vihet flaka furgonit në Vlorë, digjen edhe disa makina të parkuara pranë tij

Një furgon është shkrumbuar nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit në Vlorë.

Mësohet se furgoni është në pronësi të në firme uji dhe zjarri dyshohet i qëllimshëm.

Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar në zjarrvënie.

Sakaq, mjeti është shkrumbuar totalisht dhe si pasojë e flakëve janë  djegur pjesërisht edhe disa mjete që kanë qenë të parkuara pranë tij.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit/ëve./albeu.com


Shtuar 15.11.2023 08:10