Ish-ministri Saimir Tahiri ka njoftuar sot nëpërmjet një postimi në Facebook, se babai i tij, Bashkim Tahiri, është ndarë nga jeta.
I ndodhur në qeli, mësohet se Tahirit i janë mundësuar disa orë liri nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila do ta shoqërojë atë në ceremoninë e varrimit, ndërsa tashmë kanë nisur procedurat.
Letra e Tahirit për të atin:
O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!/albeu.com