“I vdekuri” ngrihet dhe nis të ecë brenda morgut, Ministria e Shëndetësisë shpjegon ngjarjen (VIDEO)

Një postim i çditshëm në internet është kthyer në një video virale dhe ka marrë vëmendjen e mijëra shikuesve.

Në rrjetet sociale në Rusi prej disa ditësh janë shfaqur pamjet e kamerave të sigurisë brenda një morgu, ku shihet se si trupi i një burri të mbuluar me çarçaf “rikthehet në jetë”, ngrihet në këmbë dhe fillon të ecë.

Deri më tani thuhej se videoja është realizuar në Tver, qytet ky në pjesën perëndimore të Rusisë dhe fillimisht ishte publikuar në mënyrë anonime në Telegram.

Punonjësit e morgut nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë çështje, ndërsa ka pasur zëra që thonë se kjo është një shaka dhe një “skenar”.

Pas këtyre zërave ka ardhur dhe reagimi nga ministria e shëndetësisë në Rusi.

“Videoja është fake. Dhoma në video që pretendohet të jetë një hapësirë brenda morgut në Tver nuk duket të jetë origjinale. Në Tver nuk ka morg të ngjashëm me atë në video”, ka njoftuar ministria ruse e Shëndetësisë./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 09:51

Tags: ,