I urren gratë! Kush është shqiptari që dyshohet se vrau 20-vjeçaren gjatë grabitjes mizore (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar detaje të tjera lidhur me shqiptarin që dyshohet se ka vrarë 20-vjeçaren Caroline Crouch në banesën e saj, mëngjesin e 11 majit në zonën e Glyka Neras.

Bazuar në përshkrimin e dhënë nga bashkëshorti i të resë, është ndërtuar edhe njëherë identikiti i tij duke u publikuar në çdo televizion kombëtar. Bashkë me videon, për shqiptarin janë ndarë edhe disa të dhëna lidhur me pamjen e tij të jashtme.

Të dhënat: gjatësia 1.70 cm, fytyrë e rrumbullakët, sy ngjyrë hiri, qafë e shkurtër, shpatulla të gjera dhe mbi 35 vjeç. Shqiptari raportohet si tip i dhunshëm dhe se i urren gratë.

Shtuar 12.06.2021 16:47