I tha grifshë, Felaj i kërkon ndjesë Tabakut në Kuvend

Pas rinisjes së seancës plenare, e kërkoi fjalën kryetari i Grupit Parlamentar të PD z. Alibeaj. Ai kërkoi që kryesuesja e seancës të kërkojë ndjesë ndaj zonjës Tabaku për shkak të fyerjes që i bëri në publik nga folësja e kryesueses së seancës.

Mirëpo sërishmi Felaj e refuzoi këtë kërkesë duke akuzuar znj Tabaku që e vodhi fjalën edhe pse në fakt ishte znj Felaj që ia dha fjalën për procedurë.

Megjithëse znj Felaj tentoi të riniste seancën fjalën e kërkoi Flutura Açka e cila i kërkoi kryesueses së seancës për të kërkuar ndjesë. Një kërkesë që u përsërit dhe nga Ferdinand Xhaferraj.

Pas kaq kërkesave znj Felaj kërkoi të justifikohej duke kërkuar ndjesë dhe duke aluduar se znj Tabaku e rrëmbeu fjalën.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Zonja kyesuese e seancës dua të tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS. (i ndërpritet fjala nga Felaj)

Felaj: Zonja Tabaku nuk jeni ende në kushtet që mund t’i tërhiqni vëmendjen dikujt për fjalën…për sa kohë nuk silleni me etikë për kolegët por si grifshë nuk mund ta keni fjalën.

 

Shtuar 15.09.2022 17:56