Marco Asensio pritet të rinovojë kontratën me Real Madridin. Lojtari spanjoll, i cili ka luajtur në Santiago Bernabeu për shtatë vjet, ka qenë në negociata me klubin që nga fillimi i vitit dhe ka një propozim në tryezë për të zgjatur marrëveshjen e tij aktuale, e cila u nënshkrua në 2017 dhe skadon këtë verë, në vitin 2023.
“Ne do të arrijmë një marrëveshje,” tha një burim i përfshirë në negociata për The Athletic, duke folur në mënyrë anonime për të mbrojtur pozicionin që mban.
Në këto momente që po flasim po negociohet kohëzgjatja e marrëveshjes së re të Asensio, e cila ka gjasë të jetë për katër ose pesë vjet, deri në vitin 2027 ose 2028, si dhe kushtet e pagave, me këtë çështje të fundit që nuk është zgjidhur ende. Për të parë sesi do shkojnë gjërat, na duhet të presim verën./Albeu.com/