I shpërthyen “Benzin”, flet prokurori që ka në dorë dosjet e Vettingut

Makinës së prokurorit Arjan Muça, iu vu mbrëmjen e djeshme tritoli. “Mercedezi A Class, i cili përdorej edhe nga gruaja e tij, Gentiana Muça gjyqtare te gjykata Administrative e Tiranës shpërtheu në një qendër tregtare.Por kush është prokurori?
Arjan Muça ka qenë oficer te prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas është emëruar prokuror në Gjirokastër. Në muaj e fundit ai ishte komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë për sektorin e hartimit të dosjeve, raportet për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vetting.

Prokurori 50-vjeçar ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe se ky sulm lidhet vetëm me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë. Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim.

Ndërkohë, nuk është përcaktuar ende lloji i lëndës plasëse dhe sasia, por paraprakisht dyshohet se ajo është vendosur në tokë poshtë mjetit, në pjesën e përparme.


Shtuar 12.03.2021 09:48