I shpallur në kërkim për “mashtrim”, arrestohet 37 vjeçari në kufirin e Qafë Thanës

Policia kufitare e Qafë Thanës ka arrestuar shtetasin Andi Xhelo, 37 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec,  i cili është kapur duke tentuar të kalonte kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.
Shtetasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pogradec, për veprën penale “Mashtrim”,ndaj shtetasit E. Sh., të cilit nuk i jepte një sasi lekësh.
Gjithashtu gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, në hyrje të fshatit Trestenik, Devoll janë arrestuar dy shtetas të cilëve gjatë kontrollit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Shtetasi L.V u kap në flagrancë, ndërsa shtetasi me iniciale D.M u procedua në gjendje të lirë.  /albeu.com/

Shtuar 30.03.2021 01:03