I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar ditën e sotme në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policer të koduar “Milano” u bë arrestimi i shtetasit  B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Albeu.com/


Shtuar 31.03.2023 15:15