I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Durrës (EMRI)

 

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Operacionalja 52”, Policia e Shtetit ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për Fatjon Berisha alias Bledar Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

Gjithashtu, uniformat blu theksojnë se arrestimi i tij u krye ,në kuadër të ekstradimit drejt Italisë.

Njoftimi:

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 52”.

Si rezultat, në qytetin e Durrësit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Fatjon Berisha alias Bledar Berisha, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş