I shembën shtëpinë, nënë Liza: Vazhdojmë të gdhihemi aty, kemi ngrënë bukë thatë për ta ndërtuar

Nënë Liza, është kthyer në një simbol të protestës së banorëve të zonës “5 Maj” pasi  i shembën banesat.

E ftuar në emisonin “Kafe Shqeto”, ajo tregon se familjarisht ata vazhdojnë të gdhihen në shtëpinë e rrënuar.

“Ne vazhdojmë të gdhihemi aty, presim një zgjidhje ligjore dhe duam një kontratë të rregullt , ju kemi kërkuar të vijnë të na japin një sqarim, por nuk kemi pasur përgjigje. Nuk kemi parë asnjë letër asnjë kontratë. Nuk kam hallin e politikës por kam hallin e shtëpisë time, nuk kemi dalë për politikë në protestë, shtëpia është e shenjtë, shtëpia është jeta jonë, ne për ate shtëpi jemi copëtuar duke ngrënë bukë thatë, nusja dhe djali im kanë probleme shëndetësore që ju kanë ardhur nga mundi i tyre për të rregulluar shtëpinë. Nuk ka shtet që më gënjen në botë. Nëse më firmos një letër, të më japë një shtëpi që t’i jap një shtëpi, këtu është një skandal i madh”.

Mënyra e trajtimit nga policët, për Nënë Lizën ishte e jashtëligjshme.

“Ajo ishte e jashtëligjshme, erdhën një tufë policësh, ishte protesta për në 10:00 ato erdhën në orën 07:00, ata erdhën jashtë rregullave sepse e dinë që këtu nuk ka ligje.Unë dua strehim, pa bonuse, ti paguajë Bashkia si dhe shtëpinë siç e meritoj, dhe jo në zonat ku ato duan. Ne tokën nuk e kemi zaptuar, e kemi blerë me djersë, ne i kërkojmë Bashkisë orën dhe ditën se kur do ta marrim shtëpinë”,  tha më tej ajo. /albeu.com


Shtuar 31.01.2022 11:57