I riu u gjet pa shenja jete një banesë të braktisur, policia: Trupi i 19-vjeçarit është transportuar në morgun e Tiranës, nga ekspertiza rezulton se…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 04.04.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë, kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19-vjeç, banues në Menia, Egjipt.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se shtetasi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Të lidhura

None found

Trupi i 19-vjeçarit është transportuar në morgun pranë IML-së në Tiranë, për t’iu nënshtruar autopsisë mjekoligjore.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.04.2026 14:23