Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati Botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit.
Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e fundit deklaroi të enjten se ishte e bindur që Anita do të vazhdonte të përfaqësonte vendin e saj pasi t’i nënshtrohej analizave.
Fuentes u filmua duke u zhytur në pishinë për t’i shpëtuar jetën Anita Alvarez, e cila humbi ndjenjat gjatë notit dhe përfundoi në fund të ujit. Trajnerja nuk hezitoi të hidhej në ujë, teksa rojet e shpëtimit vëzhgonin notaren teksa zhytej në ujë. Anita qëndroi të paktën 2 minuta pa marrë frymë, ndërsa u zhyt në fund të pishinës.
“Ajo nuk dëshiron të largohet nga këtu me foton e saj pa ndjenja në fund të pishinës”, tha Fuentes.
Por zyrtarët e FINA-s i i thanë ekipit amerikan të notit të sinkronizuar se Anita nuk mund të merrte më pjesë në Kampionatin Botëror. Vendimi u mor vetëm disa orë përpara ndeshjes së skuadrës pasditen e sotme.
Ende nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga notarja apo trajnerja e saj, i cili fitoi katër medalje olimpike dhe 16 medalje të Kampionatit Botëror./albeu.com