Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier ku një 2-vjeçar ka humbur jetën.
I mituri ishte sjellë nga familjarët e tij në spital për të marrë mjekim, por ky i fundit ka qenë duke luajtur në momentin kur bombla e oksigjenit i ka rvnë në kokë. Pas dëmtimeve të marra fëmija ka ndërruar jetë menjëherë.
Njoftimi i policise:
Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com