Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se është arritur në një përfundim për Reformën Territoriale. Balla tha se, PS do t’i qëndrojë ndarjes aktuale, asaj me 12 qarqe dhe 61 bashki.
Balla gjithashtu u shpreh i bindur se PS do t’i fitojë zgjedhjet lokale, ndërsa tha se Enkelejd Alibeaj nuk ka pse ta shikojë si provokim këtë.
“PS do t’i fitojë zgjedhjet vendore. Nuk është provokim por fakt. Ne kemi dëshmuar se jemi një parti fuqi ndryshimi edhe në ato bashki që ne jemi rikthyer pas shumë vitesh. Bashkia Kamëz, pyesni banorët dhe ju konfirmojnë se për 3 vite kemi bërë punë që nuk janë bërë prej 30 vitesh. Qytetarët e dinë se duhet të kesh një socialist kryetar bashkie. Nëse doni gjumë e provoi Tirana me Lulzim Bashën. Ne me grupi Parlamentar kemi marrë një informacion nga ekspertët dhe pasi morën propozimet dhe vlerësuan ndarjen territoriale, na kanë sugjeruar që ka propozime të rritjes së numrit apo zvogëlim të numrit. Bashki Tirane edhe më të madhe, përfshi Vorën dhe një pjesë të Kamzës. Versioni i ekspertëve na thanë që të qëndrojmë në këtë ndarje. Edhe po të bëhet reforma i bie të zbatohet në 2027. Në dobi të punës së bashkive do i qëndrojmë kësaj, me një raporto konkret.” tha Balla/albeu.com