I preu kokën kundërshtarit me patinë, arrestohet lojtari i hokejit

Lojtari i hokejit në kampionatin anglez, Matt Petgrave, është arrestuar me akuzën për vrasje të qëllimtë të kundërshtarit të tij, Adam Johnson.

Amerikani, Adam Johnson, ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare, pasi patina e kundërshtarit të tij i preu fytin, në ndeshjen e elitës angleze mes Nottingham Panthers dhe Sheffield Steelers muajin e kaluar.

Një raport i mjekut të Sheffield zbuloi se 29-vjeçari “mbeti një plagë të prerë në qafë të shkaktuar nga patina e një lojtari tjetër” dhe më vonë vdiq në spital si pasojë e lëndimit.

“Hetimi ynë filloi menjëherë pas kësaj tragjedie dhe ne kemi kryer hetime të gjera që atëherë për të bashkuar ngjarjet që çuan në humbjen e Adamit në këto rrethana të paprecedentë.

“Ne kemi folur me ekspertë shumë të specializuar në fushën e tyre për të ndihmuar në pyetjet tona dhe për të vazhduar të punojmë ngushtë me departamentin e shëndetit dhe sigurisë në Këshillin e Qytetit Sheffield, i cili po mbështet hetimin tonë në vazhdim.”” tha shefi i detektivëve Becs Horsfall në një deklaratë të policisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari ndodhet në paraburgim.


Shtuar 14.11.2023 18:44