Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrues që tronditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës duke lënë të paktën 500 viktima.
Ai ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditi Turqinë dhe Sirinë.
“I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.
/albeu.com/