“I përkiste mafies shqiptare”, zbulohet plantacioni i marijuanës në Spanjë, tre në pranga

Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion me 4000 bimë marijuanë brenda një ndërtese industrial në Carrer d’Alemanya, në Tarragona.

Sipas medieve spanjolle u deshën muaj që hetuesit të konfirmonin se brenda ndërtesës prej rreth 2000 metrash katrorë ishte gfshehur një plantacion marijuana që i përkiste mafies shqiptare.

Policia zbuloi një infrastrukturë shumë të sofistikuar që pengonte të zbulohej era e marijuanës nga jashtë dhe përveç kësaj ishte ndërprerë energjia elektrike për të shmangur zbulimin nga kompania furnizuese.

Brenda plantacionit u gjetën tre të rinj shqiptarë, një 20-vjeçar dhe dy 24-vjeçarë të cilët u arrestuan.

Ishin banorët e zonës ata që njoftuan policinë për mundësinë e një plantacioni të madh në këtë zonë në Tarragones. /Albeu.com/


Shtuar 10.06.2023 12:32