Është ndaluar komisari Stilian Pasho, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge.
Pasho është ndaluar nga Autoriteti i Mbikqëyrjes Policore.
Ai është me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, dyshohet për përfshirje në trafikim të narkotikëve.
Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili përgëzon AMP për dokumentimin e plotë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë.